Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen tre të dyshuar për fajde në Prizren

Tre persona janë arrestuar nga Policia të martën në Prizren, pasi dyshohen për veprën penale “fajde, detyrim, kanosje”.

Gjatë bastisjes në banesën dhe veturën e njërit prej të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: një dokument marrëveshje për shitblerje të veturës, një kontratë për shitblerje të veturës, dy fletë-dëshmi për tërheqje parash nga dy institucione mikro-financiare, një dëftesë e zyrës këmbimore etj, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.