Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen tre persona në Drenas

Tre persona janë arrestuar në Drenas të dielën, me dyshimin se derisa po udhëtonin me një automjet të vjedhur, nuk i janë bindur urdhrit policor për t'u ndalur.

Siç njofton Policia të hënën, të dyshuarit gjatë ikjes e kanë dëmtuar automjetin, ndërsa pas arrestimit janë dërguar në mbajtje.

Ndaj tyre është iniciuar rasti “vjedhje në tentativë” dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

“Janë arrestuar tre të dyshuar kosovarë, pasi të njëjtit derisa kishin qenë duke udhëtuar me një automjet kombi bus me targa vendore, të cilin dyshohet se e kanë vjedhur nga një parking pronë e viktimës kosovar, nuk i janë bindur njësitit policor për ndalje. Gjatë ikjes kanë dëmtuar automjetin e lartcekur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kompetent me urdhër të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.