Në Fushë-Kosovë, viktima mashkull K/Shqiptar ka njoftuar policinë se dy persona i kanë vjedhur nga shtëpia e tij një shumë prej 15 850 (pesëmbëdhjetëmijë e tetëqind e pesëdhjetë) euro para të gatshme.
Sipas raportit policor, për këtë rast janë dy të dyshuarit (të mitur).
Ata, transmeton Koha.net kanë pranuar se e kanë kryer veprën si dhe i kanë kthyer paratë e vjedhura të cilat i janë dorëzuar viktimës.
Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm