Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen për vjedhje katër persona në Gjakovë

Katër persona janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimet se kanë kryer vjedhje në disa lokacione të ndryshme.

Të dyshuarit H.SH., i lindur më 1994, E.Q., 1997, F.B., 2000 dhe B.L. 2000, thuhet se kanë vjedhur sende të ndryshme, ndërsa njëri prej tyre dyshohet për "vjedhje të rëndë", konkretisht vjedhje të kabllove elektrike në vlerë të 11 mijë eurosh.

“Në vazhdën e dëshmive njërit nga të dyshuarit I vihet në barrë vepra penale - Vjedhje e rëndë , respektivisht vjedhje e kabllove elektrike në vlerë rreth Njëmbëdhjetëmijë (11.000) euro. Pas mbledhjes se dëshmive dhe intervistimit të tyre, në konsultim me prokurorin kujdestar te njëjtëve iu shqiptohet masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

 

Arrestohen për vjedhje 4 persona në Gjakovë? DETAJE: https://bit.ly/3g9suov

Posted by Koha.net on Monday, January 31, 2022