Policia e Gjakovës ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të hënën katër të dyshuar për vepra penale, vjedhje në lokacione të ndryshme.
Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit janë: H.SH., E.Q., F.B., dhe B.L.
Në vazhdën e dëshmive, njërit nga të dyshuarit i është vënë në barrë vepra penale - vjedhje e rëndë, respektivisht vjedhje e kabllove elektrike në vlerë rreth 11,000 euro.
Pas mbledhjes se dëshmive dhe intervistimit të tyre, në konsultim me prokurorin kujdestar, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 oresh.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen për vjedhje katër persona në Gjakovë
-
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shtatë vjedhje në lokale afariste
-
Në Gjakovë arrestohen katër të dyshuar për shitblerje të narkotikëve
-
Arrestohen gjashtë të dyshuar për vjedhje të rëndë në Gjilan
-
Ndalohet një polic në Gjakovë, dy tjerë hetohen në procedurë të rregullt