Tre persona janë arrestuar sot për “Vjedhja e Shërbimeve”, “Veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike” dhe “Cenim i të drejtave të autorit”
Përmes një njoftimit, Policia ka bërë me dije se pas shumë veprimeve hetimore-operative, përmes hetuesve të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe sot ka arritur të sigurojë informata në lidhje me aktivitetin kriminal, ku dyshohet se personat e dyshuar me iniciale: I. A. (Pronar i një kompanie), L. S. (Punëtor në Call-Center) dhe H. M. (Punëtore në Call-Center) kanë arritur që përmes vjedhjeve të shërbimeve dhe njëkohësisht duke cenuar të drejtat e autorit, përmes veprimtarisë se pandërgjegjshme ekonomike i kanë shkaktuar një kompanie tjetër (kompani e licencuar për shpërndarjen e rrjetit televiziv) dëme materiale, duke shitur të drejtat e tyre pa ndonjë marrëveshje paraprake me të njëjtit, tek klientët të cilët i kanë kontaktuar paraprakisht në forma të ndryshme.
Siç bëhet e ditur, hetuesit policor të Njësitit Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas ndërmarrjes së veprime të nevojshme hetimore dhe operative kanë siguruar dëshmi dhe informacione tjera relevante për personat e dyshuar dhe dëmet e shkaktuara.
Më këto veprime, të dyshuarit me iniciale (I.A., L.S. dhe H.M.), dyshohet se kanë kryer veprat penale:
“Vjedhja e Shërbimeve”, “Veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike” dhe “Cenimi i të drejtave të autorit”.
Sipas njoftimit i dyshuari (I. A.) është shoqëruar në polici dhe nga aty me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Përderisa, dy të dyshuarit tjerë (L.S.) dhe (H.M.), pasi që janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar, të njëjtit me urdhër të Prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
-
Tre zyrtarë policorë mes gjashtë të arrestuarve për keqpërdorim detyre e ryshfet
-
6 të arrestuar nga aksioni për keqpërdorim detyre e ryshfet, sekuestrohen vetura, ora e telefona
-
Arrestohen tre punëtorë të një kompanie në Pejë, përfituan kundërligjshëm mbi 30 mijë euro
-
Arrestohen tre persona për prostitucion, ofronin edhe lokale
-
Tre të arrestuar për prostitucion, policia kontrollon lokalin dhe konfiskon prova