Katër persona janë arrestuar të hënën në Lupç të Podujevës, të dyshuar për vjedhje.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ku të dyshuarit kanë arritur të marrin sasi të ndryshme të derivateve nga ekskavatorët që po kryejnë punimet në atë zonë.
Sipas Ahmetit, tre nga të dyshuarit janë të mitur.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën penale “Vjedhje”.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy persona, dyshohen për grabitje në një pompë derivatesh
-
U zu duke vjedhur derivate nga një ekskavator, arrestohet 39 vjeçi në Fushë-Kosovë
-
Pesë të arrestuar për grabitjen në pompën e derivateve në Vushtrri
-
Policia kap katër persona që vodhën tetë bidonë me naftë
-
I mituri depërton me forcë në pikën e karburanteve në Podujevë, vjedh cigare e pije