Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen katër të dyshuar për fajde në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës, në orën 07:300 ditën e djeshme, me urdhërkontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ka bastisur shtëpitë dhe objektet përcjellëse të katër të dyshuarve meshkuj, shqiptarë të Kosovës.

Të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe janë intervistuar në cilësinë e te dyshuarve për veprën penale ‘fajde’, ndërsa në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.