Policia e Kosovës, bazuar në objektivat strategjike dhe planifikimet operacionale për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimit të krimit, me 24.12.2020 Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, pas një pune hetimore ka arritur t’i arrestojë katër (4) persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale “Blerja, posedimi shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Policia ka njoftuar përmes një komunikate për media se njësiti policor fillimisht kishte arritur t’i arrestojë tre personat e dyshuar, të cilët dyshohet se ishin ndaluar në një parking të magjistrales Mitrovicë-Prishtinë, për të kryer blerjen gjegjësisht shitjen e substancave narkotike.
Gjatë kontrollimit tek i dyshuari (E. M. viti 1993) janë gjetur dhjetë (10) gramë kokainë dhe një qese me marihuanë, të cilat dyshohet se i kishte blerë nga i dyshuari (M. K. Viti 1974) kurse tek ky i fundit janë gjetur një (1) qese e vogël me kokainë dhe para të përdorura në shitblerje .
Si vazhdimësi e hetimeve me urdhëresë të organeve të drejtësisë janë bërë bastisjet e shtëpive të dy personave të dyshuar, (M. K. në Gjakovë) dhe një të dyshuari të tretë (B. R. në Orlloviq).
Për bastisjet e kryera në Gjakovë është njoftuar edhe Prokurori i krimeve të rënda, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:
Edhe
Arrestohen tre të dyshuar për trafikim me narkotik dhe armëmbajtje pa leje
- Një qese me pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 109.88 gram,
- Një qese me pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 28.44 gram,
- Dy qese me bari të gjelbër e dyshuar për narkotik të llojit marihuanë me peshe 3.2 gram,
- Një revole zastava 9 mm me nr serik 72529,
- Një karikator me 6 fishek dhe një karikator i Ak 47 i zbrazët, si dhe dy peshore digjitale,
- Dy vetura: njëra Polo me targa lokale dhe tjetra Shkoda me tabela zvicerane,
- Para të konfiskuara nga i dyshuari (M. K. Gjakovë) janë 735 Euro,
Edhe
Në Gjakovë arrestohen katër të dyshuar për shitblerje të narkotikëve
- Ndërsa para të konfiskuara nga i dyshuari (E. M.) janë 65 Euro dhe dy telefona.
Ndërsa gjatë bastisjes së shtëpisë tek i dyshuari (B. R. në Orlloviq) anë gjetur dhe konfiskuar :
- Një revole tipit Pjetro Bereta kalibri 7.65 me një karikator me 7 fishekë, 14 fishekë të kalibrit 7.62 mm, tre fishek të kalibrit 7.65 dhe dy gëzhoja të kalibrit 7.65,
- Një qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar të llojit kokainë me peshë 0.63 gram,
- Një kuti plastike e mbushur me substancë te dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 27.89 gram,
- Dy telefona dhe para të gatshme 35 euro, 10 franga, 10 dinarë dhe 26 dollarë.
Edhe
Arrestohen dy persona për narkotikë e armëmbajtje pas hetimit disamujorë të Policisë
Ky operacion i suksesshëm policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim në mes të njësiteve DHTN-Prishtinë dhe Gjakovë, të asistuara edhe NJSO Prishtinë.
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar pas intervistimit me urdhër të prokurorisë themelore departamenti i krimeve të renda, të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në qendrën e ndalimit.