Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar edhe tre persona tjerë në kuadër të operacionit policor “Verona”, që ka nisur të zbatohet në fillim të muajit prill të këtij viti, e ku të dyshuarit janë të përfshirë në “krim të organizuar” dhe organizim të skemave piramidale e bixhoz të paligjshëm”.
Sipas Policisë së Kosovës të mërkurën janë kryer kontrolle në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Gjakovës dhe janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje “në krim të organizuar dhe organizim të skemave piramidale e bixhoz i paligjshëm”.
Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Në total që nga fillimi i këtij operacioni janë arrestuar 16 të dyshuar. Dhjetë ishin arrestuar në rajonin e Pejës dhe Prishtinës më 5 prill.
-
Arrestohet i dyshuari për bixhoz, i sekuestrohen afro 42 mijë euro
-
Arrestohen 34 të dyshuar për veprimtari të paligjshme, 29 dërgohen në mbajtje
-
Aksion i Policisë në 50 lokacione, 34 të arrestuar
-
Ndalohen 12 persona për skema piramidale dhe bixhoz
-
Vushtrri, tre të arrestuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz