Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e të riut në Sitnicë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në, si të dyshuar për vrasjen e 33-vjeçarit, i cili është gjetur nga familjarët e tij në orët e mëngjesit të sotëm në lumin Sitnicë.

“Arrestohen dy persona si të dyshuar për vrasjen e personit që është gjetur në Sitnicë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, duke mos dhënë asnjë detaj tjetër, raporton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në orët e mëngjesit të sotëm, është gjetur i vdekur në lumin Sitnica 33-vjeçari K.M. nga fshati Akrashticë i Komunës së Vushtrrisë.

Policia ishte konfirmuar rastin për KosovaPress, ndërsa ka thënë se trupi i viktimës është gjetur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nga familjarët e tij.