Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Prizren, të cilët dyshohen për vrasje në tentativë që ka ndodhur më 6 maj në fshatin Mamushë.
Lidhur me këtë rast, Policia është në kërkim edhe të dy personave të tjerë të dyshuar të cilët ndodhen ne arrati.
Gjatë pasdites, hetuesit e Policisë në Prizren kanë bastisur tri lokacione, duke arrestuar një 45-vjeçar dhe një tjetër 26-vjeçar.
“Këto veprime hetimore janë ndërmarrë me funksion zbardhjes së rastit “Vrasje në Tentativë” të datës 06.05.2023 të ndodhur në fshatin Mamushë dhe me qëllim të arrestimit të personave të dyshuar lidhur me këtë rast. Janë arrestuar personat e dyshuar M.U. (45-vjeçar) dhe I.B. (26-vjeçar). Te dyshuarit M.U. i është gjetur në posedim dhe më pas është sekuestruar nga krim tekniku në cilësinë e dëshmisë materiale një armë zjarri; Revolver model Knalle, Cal.9mm ROHM RG 69, katër fishekë të armës dhe një gëzhojë. Dyshohet se e njëjta armë është përdorur në rast. Dy të dyshuarit tjerë A.B. (50-vjeçar) dhe A.B. (25-vjeçar) ende janë në arrati dhe në kërkim nga ana e policisë”, ka njoftuar Policia.
Dy personave të arrestuar u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa arma e gjetur është sekuestruar.
-
Vrasje në tentativë në Prizren
-
Dorëzohen në Polici dy persona për “vrasje në tentativë” në Prizren
-
Dy persona arrestohen për tentim-vrasjeje në Prishtinë
-
Arrestohen tre të dyshuarit për grabitjen e 40 eurove në Prizren
-
Policia kërkon informata që mund të çojnë në arrestimin e të dyshuarit për vrasje në tentativë në Prizren