Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar për tentim vrasje në Pejë

Arma - plagosje

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se dje ka arrestuar dy të dyshuar për një tentim vrasje në Pejë që kishte ndodhur më 29 korrik.

“Në lidhje me rastin raportohet se me 02.08.2018 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje ndërsa nga të njëjti është konfiskuar një pistoletë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Rasti është duke u hetuar”, thotë pk.