Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar për skema piramidale në Prishtinë

Foto: Koha / ilustrim

Raportohet se dje janë arrestuar dy të dyshuar në Prishtinë për skema piramidale, transmeton Koha.net.

“Është raportuar se gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme ku dyshohej se janë duke u zhvilluar lojëra të fatit në mënyrë të kundërligjshme, janë konfiskuar si prova materiale: një llap top, tri shtëpiza kompjuteri, një telefon, shtatë monitor, 450€ kesh para, katër tiketa të lojërave të ndryshme një biletë për bastore”, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.