Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar në Prizren, konfiskohen 800 gramë heroinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të mërkurën të cilët dyshohen se janë të përfshirë në trafikimin me lëndë narkotike në Shpenadi të Prizrenit.

Operacioni i quajtur “Fermeri” u zhvillua mëngjesin e sotshëm.

“Sot, më 16.11.2022 në ora 06:10, në fshatin Shpenadi të Prizrenit, ka filluar kontrolli dhe gjatë realizimit të tij janë gjetur dhe sekuestruar: 805.5 gramë substancë dyshohet të jetë heroinë, 1.1 gramë marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të dyshuarve A.D. (viti i lindjes 1979) dhe V.D. (viti i lindjes 1998) u është caktuar masa e ndalimin prej 48-orësh.