Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy shtetas të huaj në Prishtinë për sulm fizik

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të arrestimit të shtetasve të huaj në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në një rast një shtetas i huaj me shkop druri e ka sulmuar një shitës ambulant. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa në një rast tjetër në ora 10:30, është arrestuar një shtetas i huaj pasi kishte goditur me grushte një person në shesh. I dyshuari është dërguar në mbajtje.