Dy shtetas serbë janë arrestuar në dy pika kufitare të mërkurën.
Siç është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” është raportuar se gjatë kontrollit të dokumenteve të automjetit transportues të cilin drejtonte i një shtetas i Serbisë, është vërejtur se nuk përputhen numrat e rimorkios me atë në librezë qarkullimi. I dyshuari është intervistuar dhe liruar, ndërsa rimorkio i është sekuestruar.
Ndërkaq në Jarinjë është arrestuar po ashtu një shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti gjatë kontrollimit, në mes të dokumenteve i ka vendosur dinar serb duke i ofruar ryshfet policit gjatë regjistrimit të udhëtarëve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.
-
Arrestohet shtetasi i Serbisë në Jarinjë, i ofroi 10 euro ryshfet policit
-
Arrestohet shtetasi serb që tentoi të korruptojë policin në Jarinjë
-
Ndalohet shtetasi serb në Bërnjak, tentoi t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë
-
Arrestohet një serb në Vërmicë, u ofroi ryshfet zyrtarëve në kufi
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policisë kufitare