Policia e Rajonit të Prizrenit ka arrestuar dy persona të dyshuar për zjarrvënie. Rastet thuhet se janë shkaktuar më 9 gusht në orën 14:20, ndërsa Policia ka veprimeve operativo-taktike, të premten ka arritur të identifikojë të dyshuarin M.S. 21-vjeçar, që thuhet se ka shkaktuar zjarret në rrugën e “Flamurit” në Prizren, dhe K.H. 57-vjeç, në fushat e Mamushës, të fshatit Neprebisht, komuna e Suharekës.
Ndaj 21-vjeçarit është caktuar masa e mbajtjes prej 48 orësh, ndërsa 57-vjeçarit i ka shkuar rasti në procedurë të rregullt për shkak të gjendjes shëndetësore.
“Policia e Kosovës, ju bën apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes, që në asnjë rast mos të ndezin zjarre dhe të jenë të kujdesshëm për mënyrën se si do të sillen ndaj ambientit me rrezik për përhapje të zjarreve. Në të kundërtën, Policia e Kosovës do të jetë e pa kompromis ndaj zjarrvënieve të qëllimshme, apo nga neglizhenca”, thuhet në njoftimin policor.
-
Lëndohen dy persona pasi zjarri përfshiu një shtëpi në Prizren
-
Arrestohet një person në Lipjan i dyshuar për zjarrvënie
-
Në Mitrovicë të Veriut arrestohet një 42-vjeçar për zjarrvënie afër disa shtëpive
-
Arrestohen dy të dyshuar për zjarrvënie në një diskotekë më 14 shkurt
-
Policia ka identifikuar disa persona që dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme ditëve të fundit