Kronikë

Arrestohen dy persona për sulme seksuale

Dy persona janë arrestuar për dy sulme të ndryshme seksuale.

Rasti i parë ka ndodhur në Fushë Kosovë të premten, pasi dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Kurse, në Lipjan më 25 maj dyshohet se një jordanez sulmoi seksualisht një grua.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull jordanez nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.