Dy persona janë dyshuar gjatë mbrëmjes të së mërkurës në Viti, nën dyshimin se të njëjtit kanë rrëmbyer një person dhe të njëjtin e kanë dërguar në Prishtinë.
Pas rrëmbimit, të dyshuarit e kanë dërguar viktimën në Prishtinë, ndërsa në këmbim të lirimit të tij, kanë kërkuar nga shokët e viktimës para të gatshme në vlerë prej një mijë euro, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
I gjithë rasti raportohet të ketë filluar përmes rrjeteve sociale, për çka thuhet se viktima ishte mashtruar nga dyshuesit se do i sillnin një dhuratë në shtëpi, ndërsa me të arritur në shtëpinë e tij, ka ndodhur edhe vepra.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, të njëjtit dyshohet se ka kryer veprën e cekur duke mashtruar viktimën mashkull kosovar përmes rrjeteve sociale, se do i sjellin një dhuratë në shtëpi. Të dyshuarit pasi kanë shkuar në shtëpinë e viktimës, të njëjtin e ka rrëmbyer duke e futur në veturë dhe e kanë dërguar në Prishtinë, ndërsa në këmbim të lirimit të tij, nga shokët e viktimës kanë kërkuar para të gatshme në vlerë 1000 €”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.