Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka kryer një bastisje në fshatin Koliq të Prishtinës me ç’rast ka gjetur dhe sekuestruar shumë armë dhe fishekë.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar:
A. B, mashkull, 37 vjeç,
M. B, mashkull, 35 vjeç
Ata me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë dhe ata do të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve.
Edhe
Të dyshuarit në Prishtinë i sekuestrohen dhjetëra armë e qindra fishekë
Në atë lokacion zyrtarët policorë kanë gjet dhe sekuestruar:
• dy armë Automatike AK 47.
• dy pushkë Gjuetie.
• një armë e gjatë Karabinë me Dylbi 8x57.
• një Pistoletë e tipit TT.
• 425 Fishek të armës së gjatë AK 47.
• 68 Fishek të armës së gjuetisë.
• 14 Fishek të armës së shkurtë TT.
Edhe
Arrestohet për dhunë në familje, i gjenden në shtëpi armë e 57 fishekë
• një Karikator i armës së shkurtë TT.
• 7 Fishek të armës Karabinë.
• dy Dylbi për vendosjen në armë të gjatë.
• tre karikatorë të armës së gjatë AK47.
• dy rrash për mbajtjen e Municionit.
• një Thikë.
• 57 Krehër për municion
Edhe
Bastisje në tri lokacione: Gjenden kallashinkov, pistoleta, thika e pasaportë e Serbisë
• 7 mjete për pastrimin e armëve etj.
{gallery}