Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy persona në Pejë, iu gjetën armë dhe substanca narkotike

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Pejë, ka njoftuar se gjatë një pike kontrolli në rrugën “Agim Qelaj” në Pejë janë arrestuar dy persona.

Sipas policisë, në veturën e të arrestuarve “Skoda” me targa vendore janë gjetur një pako e dyshuar me substanca narkotike, nën timon një armë e tipit “EKON Tuna” e kalibrit 8 mm, një karikator dhe tre fishek të kalibrit 6.35 mm, dhe në një çantë krahu është gjetur një armë e tipit “Ekol Tuna”, e kalibrit 8 mm me një karikator të zbrazët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Armët dhe substancat narkotike janë konfiskuar, ndërkaq të arrestuarve pas intervistës me prokurorin iu është caktuar masa e ndalimit policor.