Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten në fshatin Vatë të Kaçanikut dy persona të cilët ishin në një kamion pa targa, e ku gjatë kontrollit kanë gjetur 16 dru industrial.
Sipas njoftimit, edhe pas paralajmërimit nga Policia për ndalim të kamionit, të dyshuarit kanë vazhduar rrugën.
“Patrulla e policisë, mbrëmë rreth orës 22:50 gjatë patrullimit në fshatin Vatë të Kaçanikut ka hasur në një kamion transportues pa targa. Edhe pas paralajmërimit të patrullës së policisë që shoferi të ndaloj , i njëjti nuk iu është bindur urdhrave të policisë dha ka vazhduar rrugën. Pas disa përpjekjeve, patrulla e policisë ka arrit që të ndaloj kamionin në fshatin Rakaj të Kaçanikut. Pas kontrollimit të personave dhe kamionit policia ka gjetur 16 pjesë (trupa) drunjësh industrial të ngarkuar në kamion. Pasi janë intervistuar të gjithë personat nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, dy personat me inicialet XH.L (M/K) i moshës 36 vjeçar dhe Q.L (M/K) i moshës 26 vjeçar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa dy të tjerët janë liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.
-
Penguan policinë në Kaçanik, dy të dyshuarve u gjenden dru pa dokumentacion në veturë
-
Arrestohen dy persona për vjedhje të druve në Gjakovë
-
Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen afro 18 kg marihuanë në Kaçanik
-
Arrestohet një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve për legalizim të kontrabandës me dru
-
Kontrabandim me mallra dhe falsifikim dokumenti në Svircë të Kamenicës