Janë arrestuar dy shqiptarë, shtetas të Maqedonisë së Veriut, pasi dyshohet se kanë dhunuar vajza të mitura në Ferizaj.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Maqedonisë Veriore, pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale të dhunimit, ndaj viktimave kosovare (të mitura). Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.