Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Ferizaj e cila dyshohet se në tetor të vitit 2021 ka dhunuar një vajzë të mitur.
Sipas raportit të Policisë e dyshuara pas arrestimit është liruar, siç thuhet “derisa të kryhen ekzaminimet mjekësore të viktimës”.
“Më datë 04.10.2023 është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës së mitur femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar derisa të kryhen ekzaminimet mjekësore të viktimës. Rasti është në proces hetimor”, thuhet në raportin e Policisë.