Dy burra janë arrestuar në raste të ndryshme pasi që kanë dëbuar gratë nga shtëpia.
Te dy rastet janë duke u trajtuar si dhunë në familje.
Njëri rast ka ndodhur të enjten në Gjakovë. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka dëbuar nga shtëpia viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka dashur të pranoj trajtim mjekësor dhe me dëshirën e saj është kthyer në shtëpi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur po të enjten në Leposaviq. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka dëbuar nga shtëpia viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.