Policia e Kosovës ka arrestuar tre shtetas të Serbisë në Klinë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale mashtrim.
Sipas njoftimit të Policisë të martën një burrë ka raportuar në Polici se disa perona në emër të vëllait të tij të burgosur në Serbi, donin të pranonin para të mbledhura nga nja organizatë humanitare në Zvicër për ta ndihmuar të burgosurin.
“Drejtoria Rajonale e Policisë, Stacioni Policor në Klinë, me datë 13. 02. 2024, rreth orës 08:30 është njoftuar nga ankuesi i cili ka paraqitur rastin që kishte të bënte me vepër penale “Mashtrim”, me ç’rast disa persona në emër të vëllait të ankuesit kanë pasur për qellim që të pranojnë një shumë të hollave nga një anëtar i një Organizate humanitare me seli në Zvicër, të cilët me herët kishin grumbulluar një shumë të parave për ta ndihmuar vëllain e ankuesit i cili është i burgosur në Serbi”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të dyshuarit thuhet se janë arrestuar në flagrancë në një lokal në Klinë.
“Hetuesit e Sektorit Rajonal të hetimeve me të pranuar informatën në koordinim të ngushtë me Prokurorin e shtetit, të mbështetur nga njësitet tjera policore kanë ndërmarra veprime hetimore dhe kanë arritur që në një lokal në Klinë të arrestojnë në flagrancë tre persona të dyshuar shtetas të Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftim.
Edhe
Arrestohet një person, dyshohet se përfitoi para duke mashtruar qytetarë në Kosovë e Gjermani
Të arrestuarit janë L. A., i lindur me 1987, R. H., i lindur me 1974 dhe I. H., i lindur me 1975, që të gjithë shtetas të Serbisë.
Ata janë ndaluar për 48 orë. “Pas intervistimit të të dyshuarve në prezencën e Avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.
-
U thoshin viktimave se po u jepnin donacion, por në fakt u jepnin kredi - arrestohen 3 të dyshuar
-
Arrestohen 2 persona në Gjilan, mashtruan disa qytetarë duke i futur në obligime kontraktuale
-
Kapen tre qytetarë në Gjilan që dyshohet se mashtruan shtetas të huaj
-
Arrestohet për mashtrim një i mitur, i mori disa herë nga 10 euro një të mituri tjetër