Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrest shtëpiak për policin që dyshohet se e rrahu kolegen e vet

Gjykata Themelore në Pejë ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji ndaj policit S.H. që dyshohet se rrahu kolegen e vet.

Në rast të shkeljes së kësaj mase gjykata ka thënë se do të zëvendësohet me paraburgim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më 16 maj, Inspektorati Policor i Kosovës kishte arrestuar zyrtarin S.H. në Pejë nën dyshimin se ai ka shkaktuar veprat penale “lëndim i rëndë trupore” dhe “kanosje”. Ai akuzohet se ka sulmuar një police./BetimipërDrejtësi