Kronikë

Arrestohet rreshteri policor pasi lëndoi rëndë dhe kanosi kolegen e punës

Descriptive Text

Inspektorati i Policisë së Kosovës njoftoi të hënën se është arrestuar një rreshter policor në Pejë, me dyshimin se ka kryer veprat penale “lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”.

Sipas njoftimit, zyrtari ka kryer veprat penale jashtë kohës sa ishte në detyrë, por megjithatë vepra lidhet me punën. Ai dyshohet se lëndoi rëndë dhe kanosi kolegen e punës.

“Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore, kurse viktima (zyrtare policore) është dërguar për trajtim mjekësor. Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘kanosje’.

Ai është suspenduar, derisa hetuesit e IPK-së njoftuan se do të ndërmarrim edhe veprime të tjera hetimore.