Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit B. P. në kohëzgjatje prej 30 ditë.
Në njoftimin për media të Gjykatës, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se me datë 28.06.2019, në rrugën “Ahmet Prishtina” në Gjilan, i pandehuri ka shkaktuar dhunë në familje me dashje me qëllim të dëmtimit të integritetit trupor të bashkëshortes së tij, ashtu që fillimisht fjalosen dhe më pas e sulmon fizikisht.
Me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘sulmi’, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit, pasi që nuk janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e kësaj mase.
Gjyqtari ka konsideruar se caktimi i masës së arrestit shtëpiak garanton zhvillimin normal të procedurës penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
-
30 ditë paraburgim të pandehurit që rrahu bashkëshorten në Gjilan
-
Një muaj paraburgim pasi rrahu bashkëshorten
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit që rrahu bashkëshorten e djalit
-
Një muaj paraburgim të pandehurit në Gjilan për dhunimin e një gruaje
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për dhunë në familje