Gjykata Themelore në Pejë ka shqiptuar arrest shtëpiak prej një muaj për një person i cili kishte ngacmuar seksualisht nusen e të birit.
I.M. akuzohet se nga 24 janari e deri më 15 shtator e kishte ngacmuar seksualisht nusen e të birit, kur ajo ishte vetëm në shtëpi. Ajo e ka lajmëruar rastin në Polici.
“Nga data 24.01.2020 e në vazhdimësi gjer me datë 15.09.2020, ngacmon seksualisht personin tjetër dhe atë nusen e djalit të tij, në atë mënyrë që pasi kjo e fundit ishte martuar me djalin e tij, i pandehuri deri sa e dëmtuara ishte vetëm në shtëpi shkon dhe e ngacmon ndërsa e dëmtuara e refuzon deri sa nga shqetësimi i madh vendos ta lajmëroj policinë. Me këto veprime i pandehuri I.M dyshohet se ka kryer vepër penale ngacmim seksual”, thuhet nga Gjykata Themelore në Pejë.
Po ashtu Gjykata Themelore ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak për një muaj edhe ndaj B.M. për dhunë fizike, e keqtrajtim psikologjik ndaj bashkëshortes.
-
Dyshohet për dhunë seksuale ndaj bashkëshortes, arrestohet një person në Pejë
-
Arrestohet një person në Ferizaj për ngacmim seksual dhe sulm ndaj bashkëshortes
-
Arrestohet një i dyshuar për ngacmim seksual në Pejë
-
Arrestohet një person për ngacmim seksual ndaj një të miture në Vushtrri
-
Arrestohet një burrë në Pejë për dhunim seksual të një të miture