Gjykata Themelore në Ferizaj - Departamenti për Krime të Rënda, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve H.D dhe M.M, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale marrja e ryshfetit, ndërsa për të njëjtit është caktuar masa e arrestit shtëpiak, bëhet e ditur përmes një komunikate për media
“Të pandehurit dyshohen se kanë kërkuar ryshfet nga i dëmtuari B.R. një shumë prej katërqind (400) euro, me qëllim që të mos ekzekutojnë aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj –Divizioni për Kundërvajtje, për zbatimin e masës mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të kategorisë “B” në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, ndërsa më 13 shtator 2019 në një restorant, i pandehuri H.D., ka pranuar për vete dhe kolegun tij M.M. katër (4) kartëmonedha nga njëqind (100) euro të vendosura në pako të cigareve”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAndaj gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të rënda, Hysnije Gashi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka refuzuar, ndërsa konform dispozitës së nenit 183 të KPPRK-së të njëjtëve u është caktuar masa arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.