Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës, në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore Ferizaj, kanë njoftuar se kanë arrestuar dy të dyshuar për marrje ryshfet në sektorin privat.
Sipas njoftimit ata kanë pranuar ryshfet 400 euro, me premtimin se do të përshpejtojnë procesin e realizimit të një kërkese për furnizim që viktima e kishte parashtruar.
“Të dyshuarit në fjalë, paratë i kanë pranuar në zyrën e tyre, e që të njëjtat para janë siguruar- gjetur po në atë zyre, tek njeri prej te dyshuarve”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin në prezencë të avokatëve mbrojtës janë intervistuar personat e dyshuar të cilët thuhet se dyshohen për veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”. Pas intervistimit prokurori thuhet se ka nxjerr aktvendim mbi ndalimin e tyre.
-
Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të KEDS-it në Ferizaj për marrje ryshfeti
-
Arrestohen për ryshfet dy zyrtarë të KEDS-it në Ferizaj
-
Aktakuzë ndaj inspektorëve të ATK-së në Gjakovë, dyshohen për marrje ryshfeti
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policisë kufitare
-
Arrestohen dy zyrtarë bankarë, dyshohen se e ngarkuan me 25 mijë euro kredi një grua pa dijeninë e saj