Një person është arrestuar nga Policia në Prizren pasi pas një kontrolle në veturën e tij i është gjetur droga e llojit kokainë.
Sipas njoftimit të policisë në Prizren pasi policia ndaluan për kontrolle një automjet të tipit Mercedes-Benz me targa vendore, gjetën në posedim të drejtuesit të automjetit substancë të dyshuar narkotike e llojit “kokainë”.
“Në lidhje më këto vepra penale të gjetura te i dyshimti, policia realizoj një bastisje edhe në shtëpinë e të dyshimtit ku gjetën armën ilegale të tipit pistoletë “SIG”, së bashku më një karikator me 38 fishek të kalibrit 9mm. Në kontrolle të hollësishëm zyrtarët policor gjeten gjithashtu monedha të falsifikuara, gjithsej 8 monedha ne vlerë 2 euro të metalit” thuhet në njoftimin e policisë.
Me aktvendim të prokurorit i dyshuari B.B i lindur në vitin 1976 u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orë dhe rasti është nën hetime.
-
Arrestohen dy persona për narkotikë e armëmbajtje pas hetimit disamujorë të Policisë
-
Sekuestrohet kokainë 300 mijë euro në Prizren
-
Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjetën drogë dhe armë
-
Hetimi disamujor në Prizren për fajde e narkotikë çon në arrestimin e një të dyshuari
-
Arrestohen dy persona në Prizren, mbanin narkotikë e armë