Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë ka arrestuar në flagrancë katër persona të dyshuar për “blerje, posedim, shitje dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Gjatë operacionit policor janë arrestuar; A. N. (1969), A. I. (1990), A. N. (1977) dhe D.Sh. (1989).
Operacioni policor, ka rezultuar me sekuestrimin 785.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, (0.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, (10.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një armë zjarri- revole, dy karikatorë, 14 fishekë, 9267 euro, 450 franga, 1700 lekë, 10 dollarë kanadez, 3 telefona celularë, 3 peshore digjitale dhe dy automjete.
Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore-Departamenti i Krimeve të Rënda, katër të dyshuarit dërgohen në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore.
-
Në Gjakovë arrestohen katër të dyshuar për shitblerje të narkotikëve
-
Tre të arrestuar nga aksioni antidrogë në Prishtinë
-
Ndalohen katër të dyshuar për shitblerje të narkotikëve
-
Arrestohen tre të dyshuar për trafikim me narkotik dhe armëmbajtje pa leje
-
Arrestohen 10 persona për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje