Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktivistët e VV-së mbesin në arrest shtëpiak

Ka përfunduar seanca e dytë gjyqësore ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha, të dyshuar për sulmin në ndërtesën e Kuvendit.

Pala mbrojtëse ka kërkuar hedhjen e aktakuzës, pushimin e hetimeve dhe zbutjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj katër të akuzuarve për terrorizëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjykatësi pas dëgjimit të palëve mbrojtëse vendosi që arresti shtëpiak të mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër.

I akuzuari Frashër Krasniqi tha se të gjeturat nga prokuroria më shumë dëshmojnë pafajësinë se sa faktet. Provat e paraqitura nga prokuroria janë më shumë montime për aktivistët e Vetëvendosjes, të cilët janë arrestuar për shkak të protestave për Demarkacion dhe për t’i frikësuar aktivistët dhe qytetarët tjerë.

Krasniqi tha se përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit në burg është prokurori Abdurrahim Islami

Ky i fundit ka thënë se aktakuza është ngritur mbi provat e gjetura dhe nuk është shtyrë nga askush që të urdhërojë ndalimin për shkak se janë anëtarë të Vetëvendosjes