Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.K., për veprën penale “sulm seksual”.
Sipas njoftimit, zëvendësdrejtori i shkollës “Hamdi Berisha” në Malishevë, më 16 dhjetor 2021, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e nxënëses, e ka prekur të miturën E.K.
“E njëjta pasi del nga salla e sportit dhe shkon në tualet, aty hynë i pandehuri dhe e mbyll derën, ku fillimisht i drejtohet të dëmtuarës me fjalë provokuese e më pas e prek me duar në pjesë të ndryshme të trupit, ku e dëmtuara është larguar e trishtuar dhe e frikësuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
I pandehuri është në paraburgim që nga 21 dhjetori.
Artikuj të ngjashëm
-
Zëvendësdrejtori i një shkolle në Malishevë dyshohet për ngacmim seksual të një nxënëseje
-
Nxënësit protestë, reagim edhe nga komuna rreth rastit të ngacmimit seksual në gjimnazin në Malishevë
-
Paraburgim zëvendësdrejtorit në Malishevë, i dyshuar për ngacmim të nxënëses
-
Paraburgim të dyshuarit për sulm seksual ndaj një 14-vjeçareje në Ferizaj
-
Ministria për rastin e drejtorit të dyshuar për ngacmim seksual: Të trajtohet me prioritet