Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Paraburgim zëvendësdrejtorit në Malishevë, i dyshuar për ngacmim të nxënëses

Foto: Koha / ilustrim

Është caktuar një muaj paraburgim ndaj zëvendësdrejtorit të një shkolle në Malishevë i cili dyshohet ta ketë ngacmuar seksualisht një nxënëse të mitur.

Sipas prokurorisë, rasti ka ndodhur në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë.

Ndërkaq gjatë ditës nxënësit e kësaj shkolle kanë mbajtur protestë brenda objektit lidhur me rastin e ngacmimit seksual.