Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.D, në drejtim të veprës penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht”, jashtë territorit të Kosovës nga Ligji për parandalimin dhe bashkimin në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, i pandehuri R.D., më 26.05.2017, me vullnet dhe vetëdije të plotë është nisur që të udhëtojë për në Siri, me qëllim që t’i bashkohet organizatave ushtarake në Siri.
“Pas shkuarjes së tij në Republikën e Turqisë, autoritetet e Republikës së Kosovës kanë bërë kërkesë për kthimin e tij në Kosovë. I pandehuri R.D., më datë 02.06.2017, është zënë në Turqi, ndërkaq, më datë 14.05.2017, është kthyer për në Kosovë”, thekson Prokuroria e Shtetit në njoftimin për media.
Me këto veprime, sipas Prokurorisë, i pandehuri ka kryer veprën penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht”, jashtë territorit të Republikës së Kosovës nga neni 3 paragrafi 3, të Ligjit për parandalimin dhe bashkimin në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.
-
I ngrihet aktakuzë për terrorizëm një personi, depërtoi në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it
-
Aktakuzë ndaj një kosovareje për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist
-
Ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari për terrorizëm
-
Dyshohet se si pjesë e ISIS-it luftoi në Siri, ngrihet aktakuzë ndaj një personi
-
Aktakuzë ndaj një kosovari për terrorizëm