Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë ndaj të pandehurës për shpëlarje të parasë në Prishtinë, i fshehu 91 mijë funte

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës P.K., nën dyshimin se i kishte fshehur 91 mijë funte britanike. Sipas njoftimit, e pandehura kishte tentuar ta fshehte apo maskonte natyrën e vërtetë, burimin, vendndodhjen, sistemin, lëvizjen dhe të drejtat në lidhje me pronësinë e kësaj pasurie.

Me urdhër të Gjykatës janë sekuestruar mjetet monetare.

“Me këto veprime e pandehura P.K. ka kryer veprën penale ‘Shpëlarje e parave’ në kundërshtim me nenin 302, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (Kodi Nr.06/L-074) lidhur me nenin 56 (1 dhe 3) të Ligjit Nr.05/L-096“ për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin të Financimit të Terrorizmit”, thuhet në komunikatë.