Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë ndaj katër personave për shpëlarje parash

Foto: Koha / Ilustrim

Foto: Ilustrim

Katër personave në Prishtinë, Prokuroria Speciale u ka ngritur aktakuzë për shpëlarje parash.

Bëhet fjalë për të pandehurit me inicialet A.B., V.M., A.A., A.T.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Tregtia e ndaluar”.

“Po ashtu, katër të pandehurit me inicialet A.B., V.M., A.A., A.T, dyshohet se kanë kryer edhe veprën penale ’Shpëlarja e parave’, nga neni 302 i Kodit nr. 06/L-074) Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 56 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të Ligjit nr.05/L-096 për Parandalimin e Shpëlarjes së Parasë dhe Financimin e Terrorizmit”, thuhet në njoftim.