Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit policor R.SH me dyshimet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual’’.
Sipas aktakuzës, i pandehuri R.SH., që nga muaji nëntor 2020, deri më 20 Prill 2021, në Kamenicë, në intervale të ndryshme kohore, ka ushtruar sulm seksual ndaj viktimës së mitur, nën moshën 16 vjeç, me aftësi të kufizuara mendore.
I njëjti, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 21 Prill 2021.
Prokuroria i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit dhe krahas dëmit kryesor t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues – ndalimi i ushtrimit të profesionit.
Artikuj të ngjashëm
-
6 vjet burgim efektiv zyrtarit policor për sulm seksual ndaj të miturës në Kamenicë
-
30 ditë paraburgim zyrtarit policor në Gjilan që dyshohet se sulmoi të miturën seksualisht
-
Prokuroria: Për gjashtë muaj polici në Gjilan ngacmoi seksualisht të miturën
-
Arrestohet një zyrtar policor në Gjilan i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture
-
I paraburgosuri në Kamenicë sulmon zyrtarin policor gjatë transferimit në Klinikën e Psikiatrisë