Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit E.J., për veprën penale “Zjarrvënia”, nga neni 322 paragrafi 2 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Mitrovicës njoftoi opinionin “se i pandehuri, më 13 qershor 2020, i shtyrë nga motive të ulëta, si rezultat i mendimeve e qëndrimeve të tij personale, i pakënaqur me përmbajtjen e shkrimeve në portalin ‘Jepi zë’, me dashje ka tentuar t’i vërë flakën veturës së të dëmtuarit Sh.K.”
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I pandehuri E.J., duke e ditur vendndodhjen e veturës së të dëmtuarit, fillimisht e mbush një shishe të plastikës me benzinë, e stërpikë veturën në pjesën e motorit dhe në gomën e parë të veturës, dhe me një letër të ndezur tenton t’i vërë flakën veturës, por me të dëgjuar alarmin e veturave të policisë ikë nga vendi i ngjarjes, duke mos arritur kështu ta realizojë qëllimin e tij. Me këto veprime i pandehuri i lartcekur ka kryer veprën penale ‘Zjarrvënia’, nga neni 322 paragrafi 2 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.
Prokurori i Shtetit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit.