Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.K., për shkak të veprës penale “Dhunimi”.
Sipas aktakuzës, “i pandehuri M.K., më 14 nëntor 2019, ka dhunuar të dëmtuarën e mitur, në atë mënyrë që fillimisht e takon të njëjtën në fshatin Rogoqicë komuna e Kamenicës, aty bisedojnë, ku e kanos se do ta mbysë, do t’ia vrasë vëllaun dhe e detyron që të ecë në këmbë drejt shtëpisë së saj, me ç’rast me përdorimin e forcës e fut mbrapa në veturën e tij dhe vazhdojnë rrugën në drejtim të një moteli në Gjilan, ku duke e shfrytëzuar pozitën e saj të ndjeshme dhe të pambrojtur, e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale, pa dëshirën e saj”.
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, që të pandehurin ta shpallë fajtor për këtë vepër penale.
-
Ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarit për dhunimin e 13-vjeçares nga Gjakova
-
Aktakuzë për personin që dyshohet se dhunoi një të mitur në Gjakovë
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Kamenicë
-
I caktohet një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunimin e një të miture në Gjilan
-
Dyshohet për dhunimin e një të miture në Kamenicë