Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë ndaj një personi për falsifikim të parave

aktakuze

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri me dashje dhe duke e ditur se paraja është e falsifikuar, e ka poseduar të njëjtën me qëllim që më pas ta vë në qarkullim si të vërtetë.

Njoftohet se i njëjti a hyrë në një lokal, pronar i të cilit është H.M., nga Prizreni, duke marrë një pako të cigareve ‘’Marlboro’’. Ai ka bërë pagesën me kartëmonedhën në shumën prej 100 euro dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke e marrë kusurin me vete.

“Po ashtu, me datë 18.09.2021, rreth orës 08:20 në Prizren, i pandehuri A.K., hyn në një market – pronar i të cilit është N.M., nga Prizreni, merr dy pako të cigareve dhe bën pagesën me kartëmonedhën në shumën prej 100 € (njëqind euro) dhe largohet nga vendi i ngjarjes duke e marrë kusurin me vete. Në të dyja rastet, është vërtetuar se kartëmodhat janë falsifikim i plotë, përmes raportit të ekspertimit të datës 17.11.2021 nga Agjensioni i Kosovës për Forenzikë”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, i pandehuri A.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Falsifikimi i parasë” sipas KPRK-së.