Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë ndaj një personi në Viti për kanosje ndaj gazetarëve

aktakuze

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj A.I. për kanosje ndaj gazetarëve.

Sipas njoftimit për media, i pandehuri gjendet në masën e paraburgimit që nga data 3 shkurt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas aktakuzës, i pandehuri i kishte kërcënuar një gazetare dhe një kameraman të gazetës “Nacionale” dhe një gazetar të “Betimit për Drejtësi” pas përfundimit të një seance gjyqësore në Viti.

“Më datë 30 janar 2026, rreth orës 14:30 minuta, në Gjykatën Themelore në Gjilan-Dega në Viti, i pandehuri A.I, me dashje dhe me qëllim frikësimi i ka kanosur me veprime serioze të dëmtuarit E.C gazetare, D.N kameraman që të dy nga gazeta ‘Nacionale’, dhe të dëmtuarin F.K gazetar hulumtues i ‘Betimi për Drejtësi ‘, për shkak të ushtrimit të detyrës profesionale si gazetar, në atë mënyrë që pas përfundimit të një seance gjyqësore në procedurë civile që ishte duke u zhvilluar në një nga sallat e gjykatës në Viti, derisa të dëmtuarit ishin duke e kryer punën e tyre si gazetar dhe kameraman, i pandehuri ju drejtohet para kamerës, dhe kryen veprimin kanosës duke vendosur dorën e tij tek fyti i tij në formë kanosëse, që nënkupton një mesazh të qartë se personi rrezikon jetën ose integritetin trupor, me çka me këto veprime të kundërligjshme tek të dëmtuarit ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me këto veprime, i pandehuri A.I, ka kryer veprën penale "Kanosje".