Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë ndaj një gjyqtari e një polici për ushtrim të ndikimit

Foto: Alban Bujari / KD / ilustrim

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Rafet Ismajli dhe hetuesit policor Blerim Gashi për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.

Ismajli akuzohet se kishte marrë 1500 euro nga një person, për të ushtruar ndikim tek kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, për shtyrjen e ekzekutimit të një dënimi me burgim, raporton KTV.

Derisa Gashi, kishte marrë shumën prej 1000 eurosh nga një person në Fushë Kosovë, për ushtrim ndikimi në Gjykatën Supreme, që të prish një aktgjykim të formës së prerë të Themelores së Mitrovicës.

Aktakuza në këtë rast është ngritur nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.