Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve nën dyshimin për grabitje.
Sipas njoftimit të Prokurorisë të martën, aktakuza është ngritur ndaj të dyshuarve me inicialet: S.K., D.S., G.P., dhe L.B., të cilët nga data 15 korrik 2022 gjenden në paraburgim.
“Sipas aktakuzës, më 12.06.2022, në afërsi të rrugës së Nashecit në Prizren, në një market, të pandehurit në bashkëkryerje, me armë dhe me përdorim të forcës e kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e të dëmtuarës – punëtores Y.B., përvetësojnë kundërligjshëm dobinë pasurore të G.B., në atë mënyrë që i pandehuri L.B., hyn në market për të kontrolluar sigurinë e lokalit dhe blen ‘Orbit’, dhe pas tij hyn i pandehuri S.K., i maskuar dhe me dorëza të bardha, ia drejton në kokë pistoletën të dëmtuarës dhe e kërcënon, derisa i pandehuri G.P., shkon tek arka dhe nga aty merr 600 euro të pazarit ditor. Të pandehurit D.S., dhe L.B., bëjnë sigurinë e marketit nga jashtë dhe pasi marrin paratë, largohen nga vendi i ngjarjes dhe së bashku”, thuhet në njoftim.
I pandehuri D.S., akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
-
Aktakuzë ndaj katër personave për grabitje dhe armëmbajtje pa leje në Prizren
-
Arrestohen tre të dyshuarit për grabitjen e 40 eurove në Prizren
-
Arrestohen tre persona në Ferizaj, dyshohen se me AK-47 grabitën një market
-
Tre persona të armatosur sulmojnë dy qytetarë në Prizren, ua vodhën 40 euro
-
Aktakuzë ndaj katër të pandehurve për vrasje të rëndë në tentativë në Prizren