Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër personave E.S., F.K. dhe J.K., për shkak të veprës penale grabitja nga neni 329 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe lëndim i lehtë trupor nga neni 188 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, transmeton Koha.net.
Sipas aktakuzës E.S., F.K. dhe J.K., më 03.07.2017 me qëllim që t’i sjellin vetes dobi pasurore të kundërligjshme e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin J.S.K., shtetas holandez, e pastaj nga ai kërkojnë të holla, e kontrollojnë nëpër xhepa dhe ia marrin një telefon celular të tipit “Sony-Experia”, në vlerë rreth 600 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këto veprime E.S., F.K. dhe J.K., në bashkëkryerje kryen veprën penale grabitja, nga neni 329 paragrafi 1, lidhur me nenin 31, të KPRK dhe veprën penale lëndim i lehtë trupor, nga neni 188, paragrafi 1 nën paragrafi 1.4, lidhur me nenin 31 të KPRK.