Prokuroria e Pejës ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj dy personave për veprën penale “Mashtrimi”, në vlerë prej 134 mijë e 761 euro.
Sipas aktakuzës, dyshohet se njëri prej tyre është paraqitur rrejshëm si mjek në specializim në një spital në Turqi dhe i ka premtuar të dëmtuarit se do t’i mundësonte kryerjen e transplantimit të veshkës. Në këtë mënyrë ka kërkuar dhe pranuar të hollat nga i dëmtuari.
Ndërsa personi tjetër ndaj të cilit është ngritur aktakuza dyshohet se e ka ndihmuar tjetrin ta mashtrojë viktimën, duke i krijuar besim se do të kryhej transplanti i veshkës.
Tutje, sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se ka përdorur në mënyrë të rreme të dhëna, dokumente dhe emra të mjekëve të një spitali në Turqi, me qëllim të krijimit të bindjes tek i dëmtuari se procedura e transplantimit do të realizohej, duke i shkaktuar atij dëm material në shumën prej 134,761.00 euro.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri V.H., gjatë periudhës nga 26 maji 2021 deri më 29 shtator 2023, në fshatin Lubeniq, Komuna e Pejës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, dyshohet se e ka mashtruar të dëmtuarin, duke e vënë dhe mbajtur atë në lajthim përmes paraqitjes së rreme të fakteve”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu bëhet e ditur tutje në njoftim se është edhe një tjetër person i përfshirë në këtë rast i cili sipas aktakuzës dyshohet se është paraqitur si dhurues i vëshkës por që ndaj të cilit procedura penale është veçuar.
-
Aktakuzë ndaj 4 personave e 3 kompanive për keqpërdorime në kontratat e rrugëve në Suharekë
-
Spitali i Vushtrrisë pezullon nga detyra dy mjekë ndaj të cilëve u ngrit aktakuzë për ryshfet
-
Dy mjekë në Vushtrri akuzohen për marrje ryshfeti, nëntë persona për dhënie
-
Grabitën mbi 1.600 euro, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj katër personave
-
Aktakuzë ndaj një zyrtari korrektues dhe dy të tjerëve për tentim-futje të marihuanës në Dubravë